Donnarumma i ofrohet rivalit nga Serie A

Milan bëhet gati për largimin e portierit Gianluigi Donnarumma.

Sport

07/06/2018 12:11

Gigio Donnarumma ka në dyshim të ardhmen e tij në Milan.

Portieri italian ende nuk ka konfirmuar qëndrimin e tij te “Rossonerët”, për sezonin e ri.

Mediat italiane raportojnë se menaxheri i tij, Mino Raiola i ka ofruar shërbimet e portierit te rivali nga Serie A, Roma, përcjell “lajmi.net”.

Donnarumma po ashtu ka zgjuar interesim edhe nga Real Madrid dhe Liverpool. /Lajmi.net/