Donnarumma frikëson Milanin

Gianluigi Donnarumma mban nën ethe Milanin.

Sport

13/06/2017 17:25

Milani e ka bërë ofertën e tij, dhe tani është në pritje. Mediat italiane njoftojnë se klubi ka pasur një takim me portierin e skuadrës, Gianluigi Donnarumma, në përpjekje për të siguruar rinovimin e kontratës për adoleshentin magjik.

Oferta e Milanit është për një rrogë 4.7 milionë euro në sezon, natyrisht tepër e lartë për moshën e tij 17-vjeçare, por e denjë për një portier të madh, në kushtet e sotme të pagesës në futboll.

Vetë Donnarumma ka deklaruar se po kërkon të blejë një shtëpi në Milano, duke nënkuptuar se do të vazhdojë te kuqezinjtë, veçse mediat bëjnë me dijë se duhet zgjidhur çështja e klauzolës së shitjes në kontratë, transmeton “Albeu.com”.

Portieri dëshiron të ketë mundësi të largohet në një moment që do ta quante të përshtatshëm, dhe për këtë do ta ndihmonte një klauzolë shitjeje, në shifra të pranueshme për të dhe për agjentin e tij.