Donnarumma fillon bisedimet me top klubin e Evropës

Gianluigi Donnarumma ka zhvilluar kontaktet e para në lidhje me transferim te skuadra nga Parc des Princes.

Sport

06/01/2018 10:50

Gianluigi Donnarumma është pranë largimit nga Milan.

Portieri italian ka filluar bisedimet me Paris Saint-Germain.

Mediat italiane raportojnë se Donnarumma ka zhvilluar kontaktet e para në lidhje me transferim te skuadra nga Parc des Princes, përcjell “lajmi.net”.

Donnarumma spekulohet se është duke kaluar muajt e fundit të aventurës së tij në San Siro.

Andaj, PSG shpreson në transferimin e tij, pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/