Donnaruma flet rreth ftesës në kombëtare dhe konkurrencës me Buffon

Gianluigi Donnaruma është ftuar nga trajneri Mancini për ndeshjet e Italisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sport

04/09/2018 20:52

I riu i Milan do të jetë në konkurrencë me tashmë legjendën Buffon.

Megjithatë, 19 vjeçari është shprehur se nuk do të dorëzohet për vendin e tij startues në kombëtare.

Ai mendon se trajneri duhet t’iu japë më shumë hapësira të rinjve italianë, dhe në momentin që ata zbresin në fushë, duhet ta bindin trajnerin.

Sa i përket konkurrencës me Buffon ai është shprehur: “Shpresoj të jem numri një, por këtu jemi të gjithë portierë të shkëlqyer. Stërvitemi maksimalisht, dhe në fund do të jetë zgjedhja e trajnerit”.

Gjithashtu i riu ka thënë se ardhja e Reinas në Milan është një nxitje shtesë për Gigion që ai të punojë më shumë. /Lajmi.net/