Donjeta Sadiku fiton të artën në Bullgari

Sot më 21 tetor u zhvilluan finalet e turneut ndërkombëtar “Balkan” në Sofje të Bullgarisë, në të cilin turne bokserja kosovare, Donjeta Sadiku, fitoi medaljen e artë.

Sport

21/10/2017 18:02

Sadiku në finale mposhti boksieren hungareze, Villas Veronika.

Donjeta arriti të shpallet kampione ndërkaq mësohet se nesër zhvillohen finalet e boksierëve sendore ku edhe do të ndahen medaljet.

Lajmin e bëri të ditur gjyqtari ndërkombëtar i AIBA-së, Latif Demolli, përmes një postimi në Facebook.