Donika Kadaj rikthehet në AAK – Lajmi.net
Donika Kadaj rikthehet në AAK
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 15:57, 14 March 2018
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka pritur në takim deputeten e Vetëvendosjes, Donika Kadajn, që dikur e kishte bashkëpartiake.

Kadaj ka qenë aq lojale ndaj Haradinajt, sa ka pasur raste që ka derdhur lotë për të.

E përplasjet në Vetëvendosje kanë bërë që Donika Kadaj të kthehet në AAK.

“Me deputeten e Kuvendit, Donika Kadaj-Bujupi, bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale politike në Kosovë. Nga sot, Donika i rikthehet Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Rrugëtimin nëpër proceset politike në vend do ta vazhdojmë bashkërisht”, ka shkruar Ramush Haradinaj në Facebook. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO