Donika Kadaj flet për Ramushin, por nuk ia përmend emrin –  përdor terma të ‘shefit’ të ri

Gjykata franceze e Apelit ka shtyrë deri më 2 mars vendimin për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, lidhur me kërkesën për ekstradimin e tij në Serbi.

Lajme

09/02/2017 19:00

Gjykata franceze e Apelit ka shtyrë deri më 2 mars vendimin për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, lidhur me kërkesën për ekstradimin e tij në Serbi.

Kjo shtyrje e vendimit ka ndodhur për arsye se prokuroria ka kërkuar informata shtesë nga Serbia për shumë çështje, ka bërë të ditur zëdhënësja e gjykatës, Sandra di Rosi.

E këtë vendim të gjykatës në Lëvizjen Vetëvendosje e cilësojnë të papranueshëm.

Deputetja e VV-së, Donika Kadaj- Bujupi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nënshtrimi i qeverisë dhe dialogu pa parime, po prodhon goditje të vazhdueshme për Kosovën.

“Çdo arrestim i veteranëve të UÇK-së në këtë rast të komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit me urdhëresa të Serbisë së Millosheviqit dhe neomillosheviqëve, është i papranueshëm për ne si Vetëvendosje. Gjithashtu nënshtrimi i qeverisë në një dialog pa parime dhe pa kushtëzime për Serbinë prodhon padrejtësi dhe goditje të vazhdueshme për Kosovën, UÇK-në dhe luftëtarët”, ka thënë Kadaj- Bujupi.

Termat ‘neomillosheviqian’, ‘neoliberal’, etj., janë terma që përdorën kryesisht nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe deri me tani Donika Kadaj nuk i ka përdorur këta terma. Të paktën derisa ishte në partin e Haradinajt.

Po ashtu, siç shihet në këtë prononcim, Kadaj-Bujupi për asnjë rast nuk ia përmend emrin Haradinajt, duke e përgjithësuar përgjigjen.

Haradinaj është arrestuar me katër janar në aeroportin e Bazelit nga autoritet franceze, pasi Serbia si anëtare e Interpolit kishte lëshuar një flet-arrest ndërkombëtar për Ramush Haradinajn në vitin 2004.