Donika Kadaj-Bujupi i bashkohet Vetëvendosjes (Foto)

Deputetja që ka dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kada-Bujupi duket që edhe zyrtarisht iu ka bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme

17/04/2016 10:30

 

Ajo po merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo mbledhje pritet të fillojë së shpejti, ku të pranishmëve me një fjalë rasti do t’i drejtohet kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri./Kp