Donika Gërvalla e quan pis Haradinajn. Reagime të ashpra nga njerëzit e tij

Donika Gërvalla - Schwarz, e bija e veprimtarit të shquar Jusuf Gërvalla, dhe ish kryetare e degës së LDK-së në Gjermani, e ka fyer dhe ofenduar rëndë kryeministrin Ramush Haradinaj.

Lajme

22/03/2018 18:22

Donika Gërvalla e ka quajt pis kryeministrin dhe liderin e AAK-së pas votimit të demarkacionit me Malin e Zi.

“Ramush Haradinaj, Zoti t’marroftë e të zëntë gjaku i të gjithë atyre që luftuan për ato toka, me të cilat bëni pazare si t’jau ketë falë baba. Votën time s’e ke marrë kurrë dhe s’e merr sa t’jetë jeta, por ata që ta kanë dhënë, sot e panë se çka i ndodh një vendi e një shoqërie, kur në krye të qeverisë e ka një kriminel ordiner si ti. Pis bre!”, ka shkrua Gërvalla, raporton lajmi.net.

Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta tek bashkëpunëtorët e Haradinajt, por jo edhe të vet kryeministrit.

“Gjuha e ulët dhe ofenduese ndaj Kryeministrit Haradinaj e një zonje, të cilën partia e vet e pati larguar zvarrë, është kulmi i paturpësisë dhe hipokrizisë”, ka thënë zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani.

Më i ashpër me Donika Gërvallën ka qenë bashkëpunëtori i Haradinajt, Shpetim Selmanaj.

“Donika Gërvalla është e bija e Jusuf Gërvallës. Donika Gërvalla nuk është më bija e Dukagjinit. Primitivizmi i saj i shkon për shtati një l****** të rrugëve e periferive të Gjermanisë!”, thotë Selmanaj. /Lajmi.net/