Doni të shmangni infeksionet gjatë verës, ja sa herë në javë duhet të lani çarçafët

Nuk ka ndjesi më të mirë se të flesh në një krevat me çarçafë të larë, por shumica prej nesh duhet ta pranojmë se nuk i ndërrojmë aq shpesh sa duhet.

Lifestyle

20/07/2018 20:56

Një eksperte e lavanderisë ka zbuluar se fjetja në çarçafë të pistë mund të ketë pasoja më të rrezikshme sesa thjesht aroma e keqe e tyre.

Mary Marlowe Leverette thotë se fjetja në një krevat jo të pastër mund të jetë e dëmshme për shëndetin. Duke folur për ATTN, ajo shpjegoi: “Ne djersisim edhe gjatë gjumit dhe trupi lëshon vajra dhe sekrecione të ndryshme, si pështymë, urinë, lëngje nga organet gjenitale etj, transmeton living.al.

Nëse çarçafët nuk lahen rregullisht, ato mund të kthehen në një burim infeksionesh, sidomos nëse keni ndonjë plagë ose gërvishtje në trup.

Sipas saj, pëlhurat janë në gjendje të transferojnë infeksione të ndryshme dhe mos larja e tyre shpesh bën që mikrobet e depozituara në to të kalojnë jastëk e dyshekë, të cilat janë më të vështira për t’u pastruar. Për të shmangur një gjë të tillë, Mary rekomandon që çarçafët të ndërrohen dhe të lahen njëherë në javë.

Sipas një studimi të kryer në vitin 2014, një në 10 njerëz nuk i ndërronin çarçafët e tyre për më shumë se një muaj, ndërsa 35% e tyre i ndërronin njëherë në dy javë. Vetëm një e treta e shtëpiakeve të përfshira në studim pranuan se i lanin çarçafët njëherë në javë.

Të pyetur nga anketuesit se kur i konsideronin të palara çarçafët, gjysma e të anketuarve u përgjigjën midis 2-3 javëve.it se kur i konsideronin të palara çarçafët, gjysma e të anketuarve u përgjigjën midis 2-3 javëve.