Doni të kopijoni, ja trendet e fundit

Kohët e fundit, ndërkohë që teknologjia bën shumë hapa përpara, edhe mundësitë për të kopjuar shtohen gjithashtu.

Fun

22/05/2016 13:05

Në Universitetin e Mjekësisë në Tajlandë janë kapur më shumë se 20 studentë duke përdorur kamera përgjuese për të zgjidhur pyetjet e provimeve. Nga këtu ka nisur një debat i madh për lejimin apo jo të blerjes së këtyre pajisjeve në treg, sepse ato gjenden lehtësisht kudo, me çmime të përballueshme, madje shiten dhe blihen nga vetë studentët nëpërmjet faqeve si Amazon apo Ebay. Ja disa nga pajisjet që përdoren më së shumti nga studentët.

Syzet “smart”

Ekzistojnë disa syze të cilat kanë të implementuar në skeletin e tyre një kamera të vogël, e cila mund të shkrepë fotografi apo edhe të xhirojë për disa sekonda. Më pas këto syze lidhen me wireless ose me bluetooth me aparate celulare apo një kompjuter. Në këtë mënyrë studentët ndikohen nga persona që gjenden jashtë klasës ku zhvillohet provimi.

2. Orët multifunksionale

Kjo është një teknologji që ka marrë më së shumti bujë këtë vit. Janë disa lloj orësh të prodhuara posaçërisht për të kopjuar nëpër provime. Ato jo vetëm ruajnë informacionin në disa faqe (notes) ku studentët mund të kopjojnë lehtësisht, por gjithashtu punojnë me internet ku mund të dërgohen lehtësisht mesazhe me persona që gjenden jashtë klasës ose mund të navigohet në internet duke i gjetur përgjigjet në Google.

3. Stilolapsa me kamera

Këta stilolapsa i shohim nëpër filma me spiunë. Dikur ka qenë shumë e vështirë për njerëzit të kishin akses nëse nuk ishin të autorizuar por tanimë stilolapsat me kamera shiten lehtësisht në treg. Ata bëjnë fotografi dhe i shpërndajnë nëpërmjet bluetooth-it.