Doni të jetoni 150 vjet? Atëherë hiqni dorë nga seksi

​Cili është sekreti për një jetë të gjatë?

Lifestyle

11/10/2015 10:03

Sipas një shkencëtari, mjafton të hiqni dorë nga seksi.

Profesori Alex Zhavoronkov, që drejton një think-tank britanik të quajtur Fondacioni për Kërkime në Biogerontologji, thotë se njerëzit mund të jetojnë 150 vjet nëse heqin dorë nga seksi.

“Unë bëj seks me raste, jo vazhdimisht dhe zakonisht me shkencëtare,” thotë profesori.

Ai thotë se jo vetëm kaq, por edhe martesa, lindja e fëmijëve, fiksimi pas gjërave materiale ju pengojnë që të jetoni gjatë, pasi kështu ju “thithin” energjinë.

Ai rekomandon gjithashtu stërvitje të vazhdueshme dhe një dietë me 1600 kalori në ditë, kryesisht fruta, perime dhe kos.