Doni të bëni një surprizë për ditëlindje? Ja si të dekoroni shtëpinë tuaj (Video)

E ka i dashuri apo e dashura juaj ditëlindjen dhe jeni ende duke menduar se çfarë të bëni?

Lifestyle

15/03/2017 12:44

Lajmi.net ju gjen një zgjidhje. Duhet të niseni gjithmonë nga ideja se gjërat e vogla janë ato që prekin zemrën e njerzve më lehtë. Andaj, bëni të tilla gjëra, me dashuri të madhe.

Mbledhni fotografi nga albumi juaj dhe rregulloni ato në formë të shkronjave “Urime ditëlindjen,” pastaj ngjitni në mur.

Në pjesën e sipërme të murit, fryeni balona për ta mbushur të gjithë hapësirën dhe më pas lidhni me kordele të lëshuara poshtë.

Disa prej tyre, gjithashtu vendosni fotografitë më të mira, ose edhe më qesharaket të të dashurit/dashurës tuaj, në mënyrë që ta bëni qëndrimin edhe më të hareshëm.

Shikoni videon më poshtë dhe do të kuptoni deri në fund se si mund ta gëzoni atë që e doni. /Lajmi.net/

YouTube player