Doni më shumë energji? Flini 30 minuta më shumë

Ju nuk keni nevojë të bëni ndryshime të mëdha në orarin tuaj për të pasur përfitime të fjetjes më të gjatë.

Lifestyle

10/08/2017 13:57

Nëse jeni të lodhur gjatë ditës, zgjidhja me siguri duket e thjeshtë, vetëm pushoni më shumë. Sigurisht, ne të gjithë kemi orare të zëna, dhe ndryshimi i një rutine nganjëherë mund të duket një problem i madh. Por sipas një studimi të ri, ju keni nevojë për më pak se një orë gjumë shtesë në natë për të përmirësuar funksionalitetin tuaj në punë.

Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë San Francisco Human Performance Center testuan se a do të përmirësohej koha e reagimit të lojtarëve të bejsbollit në MLB nëse do të flinin më shumë.

Gjatë trajnimit 4 javor, 17 lojtarët bënë gjumin e tyre të rregullt. Pastaj anëtarët e atij grupi u zgjodhën në mënyrë rastësore për të pasur pesë netë më shumë gjumë.

Lojtarët e grupit të parë kaluan nga 6.3 orë në natë në 6.9 orë. Edhe pse mund të duket sikur 36 minuta nuk bëjnë ndryshim të madh, kishte efekte domethënëse pozitive. Studiuesit zbuluan se përgjumja e lojtarëve gjatë ditës, lodhja dhe tensioni u zvogëluan për më shumë se një të tretën me kohëzgjatjen e tyre të gjumit.

Më specifikisht, kur lojtarët më të pushuar bënë një test kognitiv të shpejtësisë, ata reaguan 122 milisekonda më shpejtë, një përmirësim 13 përqind. Ata gjithashtu u testuan në aftësinë e tyre të vëmendjes kur përballen me elemente hutuese. Lojtarët të cilët zgjatën gjumin e tyre u përgjigjën 66 milisekonda më shpejtë se sa me sasinë e tyre normale të gjumit.

Lojtarët e bejsbollit duhet të monitorojnë me kujdes lëvizjen e topave në më shumë se 90 milje në orë. Pavarësisht se a punoni në një zyrë apo i prezantoni një investitori, ju duhet të siguroheni se nuk e keq-shqiptoni një email ose t’a lini të zbrazët një pyetje për kompaninë tuaj. Jepini një rast gjumit më të gjatë, rezultatet mund të ju befasojnë. /Lajmi.net/