Donetsk: Vritet një kolonel ukrainas

Ukraina ka njoftuar se është vrarë një kolonel i shërbimit të sigurisë dhe tre persona të tjerë janë lënduar pasi ka shpërthyer makina me të cilën këta persona ishin duke udhëtuar.

Bota

28/06/2017 21:57

Shërbimi i Sigurisë ka thënë se Yuriy Vozny është vrarë derisa ishte duke udhëtuar me tre persona të tjerë kur ka shpërthyer vetura në distriktin, Kostyantynivka, vend i kontrolluar nga Ukraina, në rajonin e Donetskut.

Vdekja e Voznyt vjen pas vrasjes së kolonelit ukrainas, Maksim Shapoval, gjatë një incidenti me makinë bombë në Kiev.

Tre personat e lënduar nga incideti i sotëm janë dërguar në spital.

Shërbimi i Sigurisë në Ukrainë ka thënë se Vozny është zyrtari i 23-të në shërbimin e sigurisë që është vrarë prej kur ka filluar konflikti në lindje të Ukrainës më 2014.

Rusia e mohon që është pjesë e konfliktit në atë pjesë dhe se nuk mbështëtë asnjë forcë ushtarake.

Më shumë se 10,000 persona janë vrarë nga fillimi i konfliktit në Ukrainë nga viti 2014.