Doncic bën atë që se bëri askush që nga LeBron James

Luka Doncic është lojtari që ka fituar zemrat e gjithë adhuruesve të basketbollit.

Sport

12/01/2019 09:35

Tifozët e NBA po “çmenden” me paraqitjet e jashtëzakonshme të 19 vjeçarit slloven.

Deri më tani, padyshim se Doncic është favoriti absolut për ta fituar çmimin “ROY”, i cili ndahet për lojtarin më të mirë ( që luan vitin e parë në NBA).

Luka, në ndeshjen e fundit kundër Minnesota regjistroi 29 pikë, 8 kërcime dhe 12 asistime, shkruan lajmi.net.

Kështu, Doncic bëhet lojtari më i ri me së paku 25 pikë dhe 10 asistime në një ndeshje, që nga LeBron James në vitin 2004.

Se ka fituar dashurinë e tifozëve, Doncic ka treguar edhe në votat për ndeshjen “All – Star”, ku në konferencën perëndimore është lojtari i dytë më i votuar pas LeBron James, duke lënë mbrapa Kevin Durant e Stephen Curry. /Lajmi.net/