Donatorët premtuan afro 4 miliardë dollarë për Sirinë

Vendet donatore në takimin në Kuvajt kanë shprehur përkushtim për 3.8 miliardë dollarë ndihma humanitare për Sirinë, e cila është shkatërruar nga lufta.

Bota

31/03/2015 19:13

Duke folur sot në fund të Konferencës së tretë ndërkombëtare për Sirinë, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun këtë përkushtim e ka vlerësuar si “shumë fisnik”.

Më tutje, ai theksoi se situata në Siri është “kriza më e keqe humanitare në kohën tonë” dhe se pesë prej katër sirianëve jetojnë në varfëri dhe mjerim.

Më se 200 mijë sirianë janë vrarë gjatë katër vjetëve të luftës ndërmjet forcave luajale të presidentit, Bashar al-Assad, dhe kundërshtarëve të sundimit të tij, e po ashtu edhe të grupit militant ekstremist Shteti Islamik.

Më se 11 milionë njerëz në Siri janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.