Donatorët përkrahin KEK-un

Përfaqësuesit e donatorëve si dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare financiare, kanë rikonfirmuan edhe njëherë mbështetjen që do të ofrojnë për projektet e prezentuara nga KEK-u.

Lajme

21/03/2014 13:07

Korporata Energjetike e Kosovës, ka marrë mbështetje nga përfaqësuesit e donatorëve si dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare financiare, në një takim të organizur sot nga KEK-u.

Donatorët dhanë mbështetje në atë se performanca e KEK-ut ka shënuar përmirësim dhe rritje të dukshme në vitet e fundit, si dhe për faktin se KEK-u ka qenë jashtëzakonisht i përkushtuar në përmbushjen e obligimeve dhe përgjegjësive sociale që bartë Korporata për operimet e veta, duke implementuar edhe projekte të rëndësishme të cilat kanë pasur efekt pozitiv në përmirësimin e kushteve mjedisore në hapësirat ku operon Korporata.

Në takim ishte i pranishëm edhe Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismaili, zëvendës Ministri MMPH, Shpëtim Rudi, përfaqësues të komunitetit të donatorëve përkatësisht ambasadorët e shteteve që kanë përkrahur sektorin e energjisë dhe mjedisit si dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare financiare.

Falë mbështetjes së donatorëve, në dy vitet e fundit janë implementuar disa projekte të rëndësishme mjedisore në KEK. Në këtë takim KEK-u përmes zhvillimit të diskutimit interaktiv, pati rastin të paraqesë dhe të elaborojë aktivitetet dhe projektet të cilat duhet të realizohen për të mundësuar në të njëjtën kohë rritje të sigurisë së furnizimit me energji elektrike dhe implementim të mirëfilltë dhe koheziv të politikave në sektorin energjetik, të cilat dalin nga Strategjia për Energji e Republikës së Kosovës.

(Kosova Press)