Donald Trump: Unë jam viktimë

Të premten, Donald Trump e quajti veten “viktimë”, në vazhdën e akuzave të grave për ngacmimin dhe sulmin seksual ndaj tyre.

Bota

15/10/2016 13:28

“Siç e keni parë, unë jam viktimë e njollosjeve ndër më të mëdha ndonjëherë në historinë e kombit tonë”, tha ai në tubimin në Charlotte, Karolinë të Veriut, të premten në mbrëmje, shkruan CNN, transmeton Lajmi.net
“Ata po vijnë pas meje që të provojnë dhe shkatërrojnë atë që konsiderohet madje edhe nga ata, si lëvizja më e madhe në historinë e vendit tonë.”

Këto komente të Trumpit kanë ardhur pasi që ai njëherë quajti  “gjëra të falsifikuara” dhe “përpjekje e përbashkët” për të rrëzuar fushatën e tij, duke injoruar thirrjet dhe këshillat nga fushata e tij për t’u fokusuar në çështjet ekonomike më shumë se sa t’u përgjigjet akuzave.
“Njerëzit më thonë, ‘Mos fol për këtë temë, fol për punë, fol për ekonomi,’” Trump iu spjegon përkrahësve  e tij në Greensboro më herët të premten.
“Por unë ndjej se duhet të flas për këtë sepse duhet diskutuar kur dikush thotë diçka.”

Dhe gjatë dy mitingjeve ditën e premte, Trump vetëm këtë e bëri, me forcë duke mohuar akuzat se ai ka puthur dhe prekur gra pa pëlqimin e tyre- aksione për të cilat është mburrur në vitin 2005 dhe për të cilat vetëm një pjesë e votuesve të besojnë këto akuza, ai do të humb zgjedhjet./Lajmi.net