lajmi.net

Donald Trump shtron iftar në Shtëpinë e Bardhë (Foto/Video)

Presidenti amerikan Donald Trump ka shtruar iftar në Shtëpinë e Bardhë, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Bota

07/06/2018 13:55

Trump u ka uruar myslimanëve në mbarë botën agjërim të lehtë, dhe siç raporton AP, me këtë lëvizje ka befasuar komunitetin mysliman, për faktin se gjatë vitit të nuk e kishte bërë një gjë të tillë.

Para iftarit ai i është drejtuar të pranishmëve, komunitetit mysliman në SHBA dhe në mbarë globin me një porosi.

“Jemi mbledhur sonte, të respektojmë traditën e njërës nga fetë më të mëdha në botë”, u është drejtuar Trump të pranishmëve, në mesin e të cilëve ishin edhe ambasadorët të vendeve myslimanë, Arabisë Saudite, Kuvajtit, Jordanit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, transmeton telegrafi.

Iftari organizohet në Shtëpinë e Bardhë qysh nga administrata e ish-presidentit Bill Clinton, kurse këtë traditë e kishte ndërprerë vitin e kaluar Trump.

LM