Donald Trump shpenzon 9 milionë dollarë për 1 muaj

Pretendenti për t’u shpallur kandidat i Republikanëve për zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Donald Trump ka shpenzuar 9 milionë dollarë për vetëm për muajin shkurt.

Bota

21/03/2016 23:32

Kjo shumë e konsiderueshme parash ka shkuar për të blerë kapele dhe për të paguar udhëtime të linjës së tij ajrore si dhe një rritje page për menaxherin e fushatës.

Të dhënat janë bërë publike këtë fundjavë, ku tregohet se Trump në total ka shpenzuar deri tani 33 milionë dollarë për fushatën e tij, raporton “Associated Press”.