Donald Trump pushohet nga puna

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të pushohesh nga puna edhe nëse je miliarder. Kjo i ka ndodhur Donald Trump-it, kandidatit për President në SHBA.

Fun

30/06/2015 09:20

Rrjeti televiziv “NBC” ka vendosur të prishë kontratën me Trump, për shkak të komenteve të tij fyese për meksikanët. Në këtë mënyrë spektaklet e tij “Miss Universe” dhe “Miss USA”, të cilat ishin paracaktuar për në 12 korrik, nuk do të transmetohen më në NBC, transmeton shekulli.

Vendimi i “NBCUniversal” vjen pas presioneve nga grupet hispanike. “Respekti dhe dinjiteti për të gjithë njerëzit janë në qendër të vlerave tona”, deklaroi kompania të hënën, duke shtuar se për shkak të deklaratave të fundit nga Donald Trump, për emigrantët, marrëdhëna e punës me të merr fund.

Duke folur për reporterët, Trump tha se ishte kënaqur nga marrëdhënia e shkëlqyer me NBC, por nuk do t’i tërhiqte deklaratat e tij për emigrimin, ndërsa bëri të ditur se mund ta padisë rrjetin.