Donald Trump përplaset me reperin Jay-Z për çështjet raciste

Reperi i njohur Jay-Z e kishte quajtur një “virus të madh” pak ditë më parë presidentin e ShBA-ve, Donald Trump.

ShowBiz

30/01/2018 20:31

Krejt kjo kishte të bënte me faktin se sipas Jay-Z, Donald Trump tregohet një racist.

“Nuk është gjithçka për paratë në fund të ditë… paraja nuk është e barabartë me lumturi. Nuk është. Kjo është humbja e krejt pikëpamjes. Ju i trajtoni njerëzit si qenie… kjo është kryesorja. Ju keni shpërndarë parfum në një kabinë bërlloku. Ajo që bëni me këtë është se dalin viruset. Ju shpërndani gjithçka dhe krijoni një supervirus sepse nuk dini të merreni me problemin. Nuk e largoni bërllokun jashtë, ju vazhdoni të spërkatni gjithçka që ta bëni të pranueshme. Sapo ato të rriten keni një supervirus. Dhe tani e kemi Donald Trumpin, supervirusin”, kishte thënë Jay-Z transmeton telegrafi.

Mirëpo presidenti i ShBA-ve nuk vonoi, ai replikoi me një status në rrjetin social Twitter.

Trump ia bëri me dije reperit se numri i të papunësuarve të njerëzve me ngjyrë është më i vogli në histori.

“Ndonjëri të informojë Jay-Z se niveli i papunësisë te njerëzit me ngjyrë është raportuar të jetë më i ulëti në histori”, ka shkruar Trump në Twitter.