Don Lush Gjergji: Në dorë të Zotit dhe Shtetit

Festimi i Pashkëve sot në Kosovë kaloi në mënyrë të qetë dhe se asgjë nuk kishte për t’u shqetësuar, kështu tha Don Lush Gjergji në një lidhje direkte në Klan Kosova.

Lajme

16/04/2017 21:18

Kreu i Kishës katolike në Prishtinë, tha se sot u ndjenë të sigurt në dorën e zotit dhe strukturave të shtetit për festimin e Pashkëve.

“Festimi i Pashkëve ka shkuar mirë, ne nuk kemi qenë të brengosur, në kemi bërë detyrën tonë në mënyrë të qetë, jem në dorë të zotit dhe strukturave të shtetit”.

“Ne nuk kemi kërkuar as një ndryshim”.

Ai tregoi se edhe kreu i bashkësisë Islame Naim Tërnava ua uroi festën.

“Edhe kreu i bashkësisë islame Naim Tërnava ishte tek ne për të na uruar festën  ashtu siç ka bërë gjithmonë, nuk ka dallime mes njerëzve dhe e fyejmë zotin nëse ne bëjmë”, deklaroi Gjergji.