Don Arbas: Të jemi të bashkuar si para luftës

Producenti dhe rep artisti i njohur Don Arbas, kohëve të fundit është shumë aktiv me postime në rrjete sociale, duket se ngjarjet e fundit kanë bërë që Arbas të ndajë me fansat e tij mendimet që ka për situatën në vend, ai së fundmi ka lënë një këshillë...

ShowBiz

28/01/2015 10:04

Don Arbas është shprehur i tmerruar për pamjet që ka parë në protestën e djeshme, e me këtë rast ai ka shfrytëzuar faqen e tij në Instagram për të këshilluar fansat e tij.

Ja çfarë thotë Don Arbas:

“Shpërndaje për mos përçarje mes Shqiptarëve, nuk është kjo ndonjë lojë!. Çfarë shembulli marrin fëmijët tanë nga gjitha këto ngjarje negative. Ju kisha lut që ta duam njëri tjetrin dhe ta ndihmojmë njëri tjetrin, kurgja ma shumë veç qysh jemi kon para luftës të bashkum për një qëllim, me mposht armiqtë, at bashkim me at dashni që e kemi pas e ka hup se nuk jemi përjetë këtu, po bile gjeneratat e reja ta gëzojnë Kosovën”, shkuan Don Arbas. Lajmi.net