Domethënia e ngjyrave të ndryshme të fjongove të ndërgjegjësimit (FOTO)

1 dhejtori është dita botërore e luftës kundër sëmundjes virusit HIV dhe SIDA dhe ne po shohim gjithandej fjongo të kuqe.

Fun

01/12/2015 22:08

Kjo fjongo simbolizon pikërisht luftën kundër HIV/AIDS, por çfarë simbolizojnë fjongot me ngjyra tjera?

Lajmi.net sjell për ju listën e fjongove me ngjyrat që në gjithë botën përdoren për të simbolizuar ndonjë anomali apo ndërgjegjësim për këto sëmundje.

Black awareness ribbon E zezë –  Kjo kordele mbahet si shenjë për të mbajtur zi për ndonjë ngjarje të rëndë që ka ndodhur.

Blue awareness ribbonE kaltër – Ndërgjegjësim për t’u shëruar nga ndonjë varësi.

Orange awareness ribbonPortokalli – Ndërgjegjësim për Leukeminë

Red awareness ribbonE kuqe – Ndërgjegjësim për HIV dhe SIDA

Gray awareness ribbonGri – Ndërgjegjësim për alergji

Pink ribbon awarenessRozë – Ndërgjegjësim për kancerin e gjirit

White awareness ribbonE bardhë – Ndërgjegjësim për të Verbërit dhe për Kancerin në asht

Royal Blue RibbonKaltër e mbylltë – Ndërgjegjësim për abuzimin ndaj fëmijëve

Puzzle awareness ribbonKordeleja mepuzzle – ndërgjegjësim për Autizëm

Blue & Yellow RibbonKaltër dhe verdhë – Sindromi Down

Blue & Red Ribbon awareness ribbonKaltër dhe kuq – Për sëmundjet dhe defektet e zemrës