Domatet ndihmojnë kundër kësaj sëmundje vdekjeprurëse

Domatet mund të ngadalësojnë kancerin e stomakut, sipas një studimi të ri.

Lifestyle

15/05/2017 20:00

Fruti popullor mesdhetar pengon rritjen e qelizave kur hahet i papërpunuar, kërkuesit zbuluan.

Kjo gjetje mund të hapë rrugën për studimet që përqëndrohen në parandalimin e gjendjes si dhe përdorimin e dietës me domate për të mbështetur trajtimet, transmeton lajmi.net

Autorja e studimit, Daniela Barone, ka pohuar se kompontentet specifike, siç janë lycopenet, nuk janë të lidhura me përfitimet nga domatja, por ky frut duhet të konsiderohet në tërësi.

Hulumtuesit analizuan ekstraktet e tërë domates për aftësinë e tyre në trajtimin e kancerit të stomakut dhe kanë gjetur se ndihmon me ndalimin e përhapjes dhe zhvillimit të kancerit e ndoshta edhe ndihmon vdekjen e tyre.

Ekipa hulumtuese ka pohuar se duhet të vazhdohet me studimet për frutin e domates që të nxirret një përfundim ndoshta shumë me rëndësi dhe i dobishëm në luftë kundër kancerit./Lajmi.net/