Dokuzovski: Vështirë kundër Levskit

Trajneri i Sigal Prishtinës, Marin Dokuzovski ka pranuar se skuadra e tij do të ketë punë të vështirë në ballafaqim me Levskin të mërkurën në kuadër të xhiros së fundit të stinorit të rregullt në Ligën Ballkanike në Basketboll. Skuadra vendase duhet të shënojë fitore në mënyrë që të sigurojë plasmanin direkt në final-four, dhe…

Sport

25/03/2014 15:38

Trajneri i Sigal Prishtinës, Marin Dokuzovski ka pranuar se skuadra e tij do të ketë punë të vështirë në ballafaqim me Levskin të mërkurën në kuadër të xhiros së fundit të stinorit të rregullt në Ligën Ballkanike në Basketboll.

Skuadra vendase duhet të shënojë fitore në mënyrë që të sigurojë plasmanin direkt në final-four, dhe Dokuzovski pret vështirësi kundër ekipit bullgar.

“Ndihemi si zakonisht, si para çdo ndeshje tjetër. Presim ardhjen e dy basketbollistëve të rinj që do të jenë me ne por nuk e di nëse ata do të luajnë. E dimë se Levski është skuadër e mirë dhe është forcuar edhe më tepër. Nëse i shikoni emrat, Levski është favorit por ata do të luajnë para tifozëve tanë”, deklaroi Dokuzovski për Balkanleague.net.

“Do të mundohemi të fitojmë dhe të kualifikohemi direkt që do të jetë sukses i madh për ne. Nuk do të jetë diçka fatale edhe nëse humbin, por me fitore do të jetë më lehtë të hyjmë në katërshe”.

“Nuk kemi presion dhe gjithçka është normale. Salla do të jetë e mbushur. Basketbollistët e njohin Levskin, e dinë se me kë do të ndesheni dhe e dinë se ata janë një prej ekipeve më të mira në ligë. Por, ne luajmë n ë shtëpi dhe pa dyshim se kjo na mbush me shpresë se do të shkojmë drejt fitores”.