Dokuzovski udhëheq Sigal Prishtinën

Menjëherë pas dorëheqjes së Ceyhun Cabadak, Sigal Prishtina ka gjetur trajnerin e ri. Në drejtim të skuadrës do të emërohet Marin Dokuzovski, kanë njoftuar burime të lajmi.net, të afërta me klubin. Maqedonasi, 54-vjeç, është trajner i mirënjohur. Ai ishte selektor i Maqedonisë më 2000-2001 dhe 2010-2012. Për më tepër, ai udhëhoqi skuadra të famshme si…

Sport

22/02/2014 16:02

Menjëherë pas dorëheqjes së Ceyhun Cabadak, Sigal Prishtina ka gjetur trajnerin e ri.

Në drejtim të skuadrës do të emërohet Marin Dokuzovski, kanë njoftuar burime të lajmi.net, të afërta me klubin. Maqedonasi, 54-vjeç, është trajner i mirënjohur.

Ai ishte selektor i Maqedonisë më 2000-2001 dhe 2010-2012. Për më tepër, ai udhëhoqi skuadra të famshme si Rabotnicki, MZT, Polo Trejd Strumnica, dhe PBC Lukoil Academic, ku ishte i angazhuar deri në vitin e shkuar.

Dokuzovski pritet të zyrtarizohet nga Sigal Prishtina, duke u ngarkuar me detyrën e udhëheqjes së skuadrës drejt final-four në Ligën Ballkanike të Basketbollit (BIBL), dhe luftës për titull në ETC Superligën e Kosovës në basketboll, ku skuadra bardh e kaltër si rival të vetëm e ka kampionin në fuqi, Pejën.