Dokumentohet Besa e Shqiptarëve

Një dokumentar i titulluar “Besa” ka dokumentuar ndihmën që shqiptarët kanë dhënë për shpëtimin e më shumë se 2 mijë hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Besa është fjala e dhënë që shqiptarët duhet ta mbajnë deri në vdekje.

Lajme

31/01/2014 21:48

Kur Rezarta Reso ishte 13 vjeçare dhe jetonte në vendlindjen e saj në Shqipëri, gjyshi i saj i kishte dhuruar librin “Ditari i Anne Frank” që ta lexonte.

“Unë e lexova ‘Anne Frank’, dhe pastaj ai më tregoi të gjithë histornë”, thotë Reso.

Është një histori që është pak e njohur,  se si shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore kishin strehuar dhe kishin shpëtuar më shumë se 2 mijë hebrej, edhe pse shteti i tyre i vogël dhe i varfër ishte nën okupimin e trupave të Mussolini’t dhe pastaj në vitin 1943 u pushtua nga nazistët.

Gjyshi i Rezartës, i ndjeri Bexhet Reso, kishte qenë aktiv në këtë lëvizje të fshehur që kishte për qëllim të shpëtonte- njësoj sikurse ishin aktivë edhe shumë shqiptarë të tjerë. Por më vonë, ky shtet përjetoi regjimin shtypës dhe izolues të stalinistit Enver Hoxha, i cili mori pushtetin në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore. Vetëm në vitet e fundit Shqipëria ka lëvizur nga vija e ashpër e komunizmit drejt demokracisë- dhe vetëm tash po dalin në pah detaje të reja të shpëtimit, të cilat kanë filluar të kenë njohje te një publik më i gjerë.

“E dini çfarë, as gjenerata e re e shqiptarëve nuk dinë për këtë gjë”, thotë Rezarta Reso, e cila tashmë jeton në Worcester dhe punon në librarinë publike të Worcester’it.

“Falë Zotit tashmë dyert janë të hapura dhe informacioni ka filluar që të shpërndahet në mbarë vendin”.

Rezarta Reso ka folur të dielën pas shfaqjes së dokumentarit të quajtur “Besa: Promise” e cila u shfaq në Notre Dame Academy, dokumentar ky që bënte pjesë në festivalin e filmit të hebrejve për vitin 2014, i organizuar në bashkëpunim edhe me Kishën Ortodokse Shqiptare.

“Besa” fokusohet në punën e gazetarit dhe fotografit amerikan Norman Gerhsman, i cili kishte vizituar Shqipërinë me qëllim që të fotografonte përfshirjen e shqiptarëve në shpëtimin e hebrejve dhe aty takoi një pronar të një dyqani të lodrave, teksa po kërkonte një familje shqiptare që kishte strehuar një familje hebreje nga Bullgaria- dhe pikërisht babai i pronarit të dyqanit, doli se para 60 viteve kishte strehuar këtë familje nga Bullgaria.

Rezarta Reso gjithashtu do të intervistohet më 28 prill të këtij viti, sepse po atë ditë do të shfaqet dokumentari “Shpëtimi në Shqipëri”. Shfaqja e këtij dokumentari do të bëhet për nder të Ditës Përkujtimore të Holocaust’it.

E intervistuar të premte, para shfaqjes së dokumentarit “Besa”, Reso theksoi se një pjesë e kontributit të shqiptarëve për mbrojtjen e hebrenjëve është njohur nga Yad Vashem, i cili është Memoriali zyrtar i Izraelit mbi Holocaust’in.

Rezarta tha se gjyshi i saj, i cili ishte një veterinar, i kishte treguar asaj për njerëzit që ai kishte strehuar brenda shtëpisë së tij. Disa prej tyre kishin qëndruar aty për një kohë të shkurtër, deri sa ishin transferuar në mënyrë të fshehtë diku tjetër, ndërsa disa të tjerë kishin qëndruar më gjatë.

Anna Sarpota së bashku me dy djemtë e saj nga Jugosllavia kishin qëndruar aty për një vit. Anna dhe gjyshja e Rezartës ishin bërë aq shoqe të ngushta, sa që kishin filluar që të thurnin me shtiza  qorape së bashku.

Një inxhiner nga Polonia, z.Pozlovski gjithashtu kishte qëndruar në shtëpinë e tyre për një kohë. Një njeri i moshuar, shumë i edukuar, i qetë dhe mjaft strikt në sjelljet e tij, i cili mbahet mend se si urdhëronte anëtarët e familjes Reso që të “uleshin drejtë”. Ai ishte ndarë nga gruaja e tij dhe nuk e dinte se ku ndodhej ajo.

Shqipëria historikisht ka qenë një vend që shquhet me një tolerancë të madhe fetare, dhe se shqiptarët për shumë kohë kanë qenë nën ndikimin e kodit moral dhe kodit të sjelljeve, rregulla këto që datojënë që nga kohërat mesjetare, thotë Reso. Kanuni i sjelljeve, apo “Kanuni i Lekë Dukagjinit” është vet bërthama e konceptit të Besës (nderit).

“Besa do të thotë fjala e nderit”, e cila përfshinë obligimin për “të mbrojtur, ndihmuar dhe dhënë”, edhe për një njeri krejtësisht të huaj, i cili vjen tek ju dhe ju kërkon ndihmën tuaj, thotë Rezarta. “Strehimi është gjithashtu pjesë e kodit. Të mos mbash fjalën e dhënë është gjëja më turpëruese që mund t’i ndodh një familjeje”.

Përpara se të detyrohej që të ikte në ekzil në vitin 1939, Mbreti i Shqipërisë, Mbreti Zog kishte njoftuar se hebrenjtë të cilët jetonin në Shqipëri do të kishin të drejtë të mbanin shtetësinë shqipëtare dhe gjithashtu do të kishin të drejtë të kërkonin azil. “Kur filloi lufta, tmerret e hebrenjëve filluan që të bëheshin të njohura për të gjithë”, thotë Rezarta.  Në ndërkohë, “Hebrenjtë dinin për Shqipërinë”.

Shqipëria kishte një numër të vogël të popullsisë hebreje përpara se të fillonte Lufta e Dytë Botërore- dhe kur përfundoi  kjo luftë kishte edhe 2 mijë hebrenjë më shumë. Ndryshe nga vendet e tjera të pushtuara, Shqipëria kishte më shumë hebrenjë në fund të luftës se sa kishte në fillim të saj.

Shqipëtarët në të gjitha nivelet ishin të vetëdijshëm se çka ata por dhe të tjerët po bënin. “Është e jashtë zakonshme (por) e heshtur.  Këta njerëz kishin nevojë për ndihmë; ne nuk do të flasim për këtë gjë”- tha Rezarta.

Mrekullisht, asnjë hebre nuk u arrestua në Shqipëri që më pas të dërgohen në kampet e përqendrimit. Një shpëtimtar ishte ekzekutuar, tregon Rezarta, por ajo thotë se dënimi i tij me vdekje kishte më shumë të bënte me përfshirjen e tij në një grup të rezistencës komuniste.  Por mijëra shqiptarë të tjerë të cilët ishin pjesmarrës në këtë shpëtim të nëndheshëm- “As njëri prej tyre nuk u kap. Asnjë”.

Ka pasur shumë rreziqe, megjithatë, ka pasur edhe pasoja potencialisht të tmerrshme. Reso thotë se kur gjyshi i saj u pyet për këtë që ai thjesht bëri “mmmm hmmmm mmm”.

Shqiptarët në Kosovë, që atëherë ishte pjesë e Jugosllavisë, ishin të parët që kujdeseshin për refugjatët hebrenjë të cilët mundoheshin që të iknin. Shumë prej tyre po iknin nga Jugosllavia dhe Italia, por disa, siç ishte edhe Pozlovski, kishin ardhur edhe prej Polinisë.

Reso thotë se shumë hebrenjë ishin sjellur fshehurazi nga Kosova deri në veri të Shqipërisë. Qyteti i Shkodrës, në shumicën e kohës ishte një vend ku ata ndalishin, dhe shqiptarët takoheshim ne refugjatët dhe më pas i merrnin ata dhe i shpërndanin nëpër vende strehuese në mbarë vendin.  Këtu përfshiheshin edhe shtëpitë nëpër fshatërat më të izoluara.

“Këta fshatarë injorant në Shqipëri- një ditë një i panjohur trokiti në derën e tyre dhe ata e hapën atë”, thotë Rezarta Reso.

“Me atë se çfarë po ngjanë në botë sot, ky është një shembull i mrekullueshëm. Unë dua që fëmijët e vegjët të mësojnë se sa e rëndësishme është që të mëson, të duash dhe të ndihmosh- në vend se të analizosh fenë, ngjyrën e lëkurës, racën apo çfarëdo”.