Dokumentari për ekonomi “7 Ditë” fillon transmetimin me 18 dhjetor

Seria e dokumentarëve kanë për qëllim promovimin e zhvillimit ekonomik përmes konsumimit të produkteve vendore.

Lajme

11/12/2014 20:41

Me 18 dhjetor 2014, nga ora 18:00, fillon transmetimi i dokumentarit “7 Ditë”.  Dokumentari në mënyrë të thjeshtë shpjegon funksionimin e ekonomisë dhe hapave që Kosova duhet të ndërmarrë për zhvillimin e vendit.

Dokumentari “7 Ditë” do t’i ftojë qytetarët të jenë përkrahës të kësaj perspektive, duke i informuar ata jo vetëm me dobitë që sjell konsumi i produkteve vendore, por po ashtu duke i njoftuar ata me produktet më të suksesshme dhe brendet e njohura kosovare.

Ky dokumentar po ashtu ka për qëllim të ndikojë në ndryshimin e qëndrimit ndaj çështjeve sociale dhe ekonomike. Prandaj, tregime të ndryshme të individëve do të prezantohen për të dëshmuar se me përpjekje dhe sakrificë të vogël mund të kontribuojmë në mirëqenien dhe zhvillimin e vendit tonë.