Dokumentari “7 Ditë”, udhërrëfyes për zhvillim ekonomik

Chester Production ka zhvilluar një seri të dokumentarëve me qëllim të promovimit të zhvillimit ekonomik përmes konsumimit të produkteve vendore. Dokumentari "7 Ditë" në mënyrë të thjeshtë shpjegon funksionimin e ekonomisë dhe hapave që Kosova duhet të ndërmarrë për zhvillimin e vendit.

Lajme

14/12/2014 20:36

Projekti synon që përmes një varg episodash të ngrit vetëdijen e qytetarëve në mesin e popullatës së Kosovës për përfitimet ekonomike që rrjedhin nga konsumi i mallrave vendore.

Dokumentari “7 Ditë” do t’i ftojë qytetarët të jenë përkrahës të kësaj perspektive duke i informuar ata jo vetëm me dobitë që sjell konsumi i produkteve vendore, por po ashtu duke i njoftuar me produktet më të suksesshme dhe brendet e njohura kosovare.

Episodi i parë i dokumentarit transmetohet ne RTK1 me 18 dhjetor (e enjte) nga ora 18:00.