DokuFest hap thirrjen për aplikim

“Ne jemi në kërkim të veprave të reja të cilat eksplorojnë kufijtë, e sfidojnë publikun, eksperimentojnë me stil dhe teknikë apo frymëzojnë me kreativitet”, thuhet në njoftimin e "DokuFest", shkruan KultPlus.

ShowBiz

07/12/2016 21:32

DokuFest ka hapur thirrjen për aplikim për edicionin e 16-të festivalit, dhe sipas organizatorëve afati i fundit për aplikim është deri më datën 28 shkurt të vitit 2017, shkruan KultPlus.

“Ftojmë të gjithë autorët e dokumentarëve, filmave të shkurtër, animacioneve dhe filmave eksperimental të aplikojnë me filmat e tyre për edicionin e 16-të të DokuFest, që do të mbahet nga data 4 deri më 12 gusht 2017 në Prizren, Kosovë. Autorët mund të aplikojnë përmes platformave FILM FREEËAY në www.filmfreeway.com/ dhe REELPORT në www.reelport.com. Ne jemi në kërkim të veprave të reja të cilat eksplorojnë kufijtë, e sfidojnë publikun, eksperimentojnë me stil dhe teknikë apo frymëzojnë me kreativitet”, thuhet në këtë njoftim.  Më shumë informata për festivalin, programin dhe edicionet e kaluara mund të gjenden në ëeb faqen tonë: dokufest.com.