Doktori që për katër vjet nuk e vendosi asnjë stentë në QKUK

Për katër vjet të punës së tij në Njësinë e Kardiologjisë Invazive, kryetari i Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës, Irfan Daullxhiu, nuk e ka vendosur as edhe një stentë, ndonëse paga e tij mujore për punën në këtë laborator ishte rreth 600 euro.

Lajme

21/10/2014 09:44

Kjo e dhënë figuron në një raport të brendshëm të Klinikës së Kardiologjisë Invazive të siguruar nga burimet e gazetës “Zëri”.

Në raport, thuhet se doktori Daullxhiu për vitet 2010, 2011, 2012 dhe 2013 nuk ka kryer as edhe një stentim të ndonjë pacienti.

Nga volumi i punës së raportuar nga drejtori i Kardiologjisë, Gani Bajraktari, për këto katër vjet, del se shtatë kardiologë në Kardiologjinë Invazive të QKUK-së kanë vendosur vetëm 105 stenta.