“Doktori i hiteve”! Kështu duket Ledri i veshur me mantelin e bardhë

Ledri Vula është një prej artistëve më të suksesshëm të estradës shqiptare.

ShowBiz

14/10/2018 10:41

Ai është shumë aktiv me projekte të reja muzikore, të cilat priten mirë nga publiku, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ishte menaxheri i tij, Faton Shoshi ai i cili postoi në rrjete sociale një fotografi të Ledrit, ashtu siç nuk e kemi parë asnjëherë.

Reperi kishte veshur mantelin e bardhë të doktorëve, ndërsa tek vendi ku zakonisht shënon emri i doktorit është “Dr. Ledri Vula”.

Mbishkrimi që Shoshi la mbi fotografi është “Dr. i hiteve”, ndërsa nuk zbuloi nëse kjo ka të bëjë me ndonjë projekt të ri të Ledrit. /Lajmi.net/