Doktoresha shembull për të gjithë, lë fëmijën e saj të sapolindur dhe shkon t’i ndihmojë një gruaje tjetër shtatzënë

Një ngjarje mjaft interesante dhe frymëzuese njiherit.

Fun

22/07/2018 23:47

Shumë raste kemi parë dhe ndëgjuar kur doktorët bëjnë sakrifica mjaft të mëdha për ti ndihmuar të tjerët. Mirëpo rasti i Amanda Hess është disi ndryshe, transmeton lajmi.net.

Doktoresha Amanda Hess ishte në spital duke u përgatitur të lindë kur dëgjoi se një nënë shtatzënë ishte në gjendje të vështirë dhe doktori i saj ishte larguar nga spitali për një pushim.

Ajo se çfarë bëri ajo ishte e pabesueshme. Dr. Hess la fëmijën e saj pak kohë vetëm dhe me vrap shkoi dhe e ndihmoi gruan për të lindur.

Në momentin kur aty u paraqit një tjetër doktor, ajo u largua dhe shkoi në dhomën e saj dhe aty ishte fëmija i saj. /Lajmi.net/