‘Doktor’ Totti

Kapiteni i Romës, Francesco Totti do të ndihmojë grumbullimin e fondeve me qëllim për dërgimin e një vajze të vogël për shërim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Derisa ishte duke u ngrohur për tu paraqitur në Stadio Tardini në ndeshjen kundër Parmës të hënën, Totti dëgjoi njoftimin e bërë rreth sëmundjes së vajzës së…

Sport

18/09/2013 17:30

Kapiteni i Romës, Francesco Totti do të ndihmojë grumbullimin e fondeve me qëllim për dërgimin e një vajze të vogël për shërim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Derisa ishte duke u ngrohur për tu paraqitur në Stadio Tardini në ndeshjen kundër Parmës të hënën, Totti dëgjoi njoftimin e bërë rreth sëmundjes së vajzës së vogël, Chanel Bocconi.

Vajza, e cila ndan emrin e njëjtë me bijën e Tottit, vuan nga një sëmundje e rrallë dhe familja e saj nuk ka mundësi t’ia paguajë shpenzimet e udhëtimit për tu operuar në Boston. Parma dhe një numër i grupeve të tifozëve kanë organizuar ngjarje për të grumbulluar fonde, kurse tani do të ndihmohen edhe nga Totti.

Familja Bocconi ka nevojë për rreth 300 mijë euro për fazën e parë të tretmanit. Ata deri më tani kanë siguruar mbi 200 mijë euro.