Doganierët konfiskojnë drogë në Vërmicë

Dogana e Kosovës kap 3.365 kilogram narkotikë të llojit marihuanë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë. Ndërsa policia kufitare ka arrestuar personin me inicialet E.H., i cili dyshohet se posedonte substancat narkotike.

Lajme

25/01/2014 14:06

Oficerë doganorë të Kosovës së bashku me policinë kufitare në pikëkalimin kufitar me Shqipërinë kanë arritur të kapin mbi 3 kilogram narkotikë të llojit marihuanë.

Në një komunikatë të lëshuar nga Dogana e Kosovës, thuhet se është arrestuar një person shtetas i Republikës së Shqipërisë me inicialet E. H. I cili dyshohet se kishte në posedim substancat narkotike.

“Sot në orët e para të mëngjesit oficerët doganor së bashku me policinë kufitare kanë parandaluar një tentim të kontrabandimit të narkotikëve. Rreth orës 08:30 është ndalur për kontrollë autobusi me targa të Shqipërisë. Gjatë kontrollit te autobusit se bashku me Policin Kufitare, në pjesën e bagazheve janë vërejtur 2 (dy) qese plastike të mbështjella me rroba te ndryshme gjatë kontrollës se tyre është vërejtur se brenda në qese është hasur ne narkotik (e llojit marihuanë), në sasi prej 3.365 kg.

dogana 3

 

“Oficerët doganorë dhe policia gjithashtu kanë arritur të identifikojnë edhe personin i cili kishte në posedim kësaj sasi të substancës narkotike, personi me inciale E. H. ishte shtetas Republikës së Shqipërisë, i njëjti  i është dorëzuar Policisë Kufitare ku edhe është bërë arrestimi i tij dhe vazhdimi i procedurave tjera”.

dogana 2

 

“Pas zbulimit është  vazhduar me kontrollën detale të autobusit por nuk është hasur në ndonjë mall tjetër të  fshehur. Dogana e Kosovës vazhdon të kontribuojë në rritjen e sigurisë së qytetarëve përmes kontrollave të shtuara në të gjitha vendkalimet kufitare”, thuhet në komunikatën e Doganave të Kosovës.