Dogana prezanton të hyrat e gjashtëmujorit të parë

Në një njoftim për media, thuhet se në këtë konferencë do të flitet për ndikimin e MSA-së në të hyrat, lirimet për lëndën e parë, rivlerësimin e mallrave dhe të hyrat e gjashtë mujorit të vitit 2016.

Lajme

27/06/2016 07:58

Dogana e Kosovës do të organizojë sot konferencë për media, në të cilën temë kryesore do të jetë implementimi i marrëveshjes së MSA-së dhe ndikimi i saj.

Në një njoftim për media, thuhet se në këtë konferencë do të flitet për ndikimin e MSA-së në të hyrat, lirimet për lëndën e parë, rivlerësimin e mallrave dhe të hyrat e gjashtë mujorit të vitit 2016.

Në konferencë, i pranishëm do të jetë ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe drejtori i Doganave, Lulzim Rafuna.

Konferenca mbahet në Drejtorinë e Doganës, duke filluar nga ora 11:00.