Dogana konfiskon mbi 50 aparate ilegale për lojëra fati

Dogana e Kosovës gjatë një aksion të ndërmarrë në Vushtrri  dhe Mitrovicë ka konfiskuar mbi 50 aparate të lojërave të fatit.

Lajme

01/08/2018 10:11

Bëhet e ditur se gjatë këtij aksioni duke u bazuar në informata e siguruara përmes rrugëve operative janë identifikuar dhe targetuar mbi 20 lokacione të dyshuara për aktivitete me lojëra fati ilegale.

Si rrjedhojë e kontrolleve janë kapur një sasi e konsiderueshme e aparateve për lojëra fati si dhe lojëra tjera të ndaluara si Keno dhe RacingDogs, rezultate si në vijim:

  • Kontrolle të ushtruara 20
  • Të gjetura lojëra ilegale në 9 lokacione
  • Aparate të konfiskuara 50
  • Lojëra të ndaluara të konfiskuara 25
  • Lokale të mbyllura 2