Dogana inkason 55 milionë euro më shumë se në vitin 2016 – Lajmi.net
Dogana inkason 55 milionë euro më shumë se në vitin 2016
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 17:26, 7 November 2017
Dogana e Kosoves
Dogana e Kosoves
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur të ditur se ka mbledhur të hyra prej 934 milionë euro.

 

Sipas tyre, krahasimi mes viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që ka rritje prej 6.2 % më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër 55 milionë euro më shumë.

Pra gjatë vitit 2016, Dogana në të njëjtën periudhe kishte mbledhur 879 milionë euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 934 milionë euro.

“Edhe me matjen kundrejt projeksionit buxhetor dogana ka arritur të kaloj projeksionit e qeverisë derisa sipas trendeve aktuale deri në fund të vitit 2017 do të arrij parashikimin e buxhetit që është përcaktuar në 1 miliard e 100 milionë euro”, thuhet në komunikatën e tyre.

Fjalët kyçe: Dogana, Te mbledhurat

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play Bike Rivals
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Urban Basketball