Dogana e Kosovës me 30 për qind të hyra më shumë se vitin e kaluar

Periudha janar-tetor e këtij viti, ka shënuar një rritje prej 30 për qind në të hyra, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. 

Lajme

28/10/2014 17:03

Sipas një njoftimi të Doganave të Kosovës, që nga janari i viti 2014 janë mbledhur 702.6 milionë euro, që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ku ishin mbledhur 673 milionë euro, i bie të ketë pasur të hyra për 30 për qind më shumë, transmeton lajmi.net.

“Nga janari 2014 e deri më sot dogana ka kaluar shifrën prej 700 milionë euro të mbledhura. Krahasimi i të hyrave të këtij viti me vitin paraprak, tregon rritje prej afër 30 milionë euro, pasi që vitin e kaluar (2013) Dogana kishte mbledhur në këtë periudhë 673 milion euro”.

“Dogana e Kosovës atribuon performancën më të mirë tek disa faktor kyç, siç janë reforma e suksesshme e administratës doganore, rritja e vetëdijes nga bizneset, rritja e disiplinës dhe masave anti-korrupsion, si dhe asistenca e ofruar nga qytetarët në lajmërimin e rasteve të kontrabandës dhe korrupsionit”.

“Dogana pret që deri në fund të këtij viti të arrijë mbi 900 milionë euro të hyra, që paraqesin shifrën më të lart të mbledhur ndonjëherë që nga themelimi i doganës. Gjithashtu, kërkojmë nga qytetarët që të na ndihmojnë në lajmërimin e rasteve të kontrabandës dhe korrupsionit përmes thirrjeve pa pagesë në 0800 50 095”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.