Dogana e Kosovës konfiskon duhan dhe nargjilë në vlerë 10 mijë euro

Dogana e Kosovës gjatë dy muajve të parë të vitit ka ndërmarrë aksione dhe kontrolle të shtuara në kontrollin e mallrave të cilat potencialisht kanë tendencë për kontrabandë.

Lajme

01/03/2018 17:33

Gjatë muajve janar dhe shkurt janë kontrolluar 60 lokacione, duke përfshirë tregjet e qyteteve, pika tjera shitëse siç janë ato ambulantive dhe tjera.

Si rezultat i kësaj  në 20 raste të ndryshme, Dogana ka hasur produkte të kontrabanduara (cigare dhe duhan pa banderola) dhe ka iniciuar kundërvajtje për këto produkte: “Cigare filtër, duhan të grirë, Aroma për duhan Nargjile si dhe filtër për cigare”.

Gjate këtyre rasteve janë konfiskuar 186 kg duhan refuz, 163,733 copë cigare dhe rreth 50 litra nargjile.