Dogana demanton lajmet se janë futur produkte me mbishkrime antikushtetuese në Kosovë

Dogana e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve se në Kosovë ka produkte të cilat janë futur me mbishkrime antikushtetuese.

Lajme

09/12/2018 10:37

Në komunikatën e Doganës për media thuhet se që nga data 21 nëntor e këtij viti, nuk ka pasur importe të produkteve por vetëm import minimal të lëndës së parë e cila nuk është e paketuar për shitje me pakicë.

“Prandaj pretendimet se ka importe me mbishkrime antikushtetuese janë tërësisht të pavërteta pasi që është e pamundur të futen produkte kur nuk ka import”, përcjell lajmi.net

“Fatkeqësisht artikulli i publikuar nuk sqaron se ku apo çfarë janë produkte e importuara por vetëm aludon se ka këso produkte, pa sqaruar se cili është ai produkt kur është importuar apo ndonjë informatë tjetër relevante, gjithashtu portali ka harruar edhe të pyes Doganën nëse ka pasur import apo jo”.

“Dogana bënë thirrje që raportimet të jenë korrekte pasi që nga data e vendimit të Qeverisë ne kemi parë rënie të importi në kuotat minimale. Ka javë ku nuk ka asnjë import, prandaj pretendimet që produktet janë futur në Kosovës nuk janë të vërteta dhe të logjikshme”. /Lajmi.net/