Dogana Britanike e ndihmon Doganën e Kosovës në lehtësimin e hetimeve doganore

Drejtori i Doganës, Bahri Berisha është duke qëndruar për vizitë në Britaninë e Madhe, respektivisht në Doganën Britanike.

Lajme

05/06/2018 15:43

Gjatë qëndrimit në Londër, Berisha është duke zhvilluar takime me partner tonë në Doganën britanike, derisa sot pati edhe takim me drejtorin e përgjithshëm të Doganës Britanike, Bill Williamson me bashkëpunëtor.

Derisa dogana britanike dhe ajo kosovare kanë histori të mirë të bashkëpunimit prandaj dogana britanike ofroj edhe me tej përkrahjen e saj për Doganën e Kosovës në OBD, gjithashtu në ngritjen e kapaciteteve në kuadër të lehtësirave tregtare, antikontrabandës, inteligjencës dhe hetimeve doganore.

Drejtori i Përgjithshëm Berisha thekson se dogana e Kosovës është falënderuese për Doganën Britanike dhe asistencën që ka ofruar përgjatë viteve si dhe për vazhdimin e përkrahjes për Doganën në çështjet e lehtësimit të tregtisë, operatorët e autorizuar ekonomik dhe në fushën e zbatimit të ligjit./Lajmi.net/