Dogana bastis 20 lokacione në Prishtinë, dyshohet për tregtim të iPhone 6

Dogana e Kosovës po i bastisë rreth 20 lokacione të dyqaneve për shitjen e celularëve në Prishtinë.

Lajme

01/10/2014 21:31

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka konfirmuar për Gazetën Express se ka dyshime se po tregtohen telefonë celularë të pa doganuar, të cilët kryesisht janë iPhone 6.

“Sonte jemi duke vazhduar një aksion lidhur me verifikimin e të gjithë telefonave mobilë që gjenden në mobi shopa. Ka dyshime se iPhone janë duke u tregtuar”, ka thënë Stavileci .

Ai ka thënë se në momentin që ka dyshime të tilla, Dogana në vazhdimësi ndërmerr aksione për të verifikuar mënyrën se si kanë hyrë në treg marka të tillë telefonash mobilë, raporton Express.