Dogana: Anëtarësimi në OBD na mundëson ta luftojmë terrorizmin

Dogana e Kosovës është anëtarja e më e re e organizatës botërore të doganave. OBD është organizata e vetme botërore dhe ndër organizatat me te mëdha ne bote, e cila përfaqëson 180 shtete. Kosova sjell numrin në 181.

Lajme

03/03/2017 15:14

“Përmes pjesëmarrjes në këtë Organizatë, Dogana e Kosovës do te ketë mundësinë per qasje në informata dhe të jetë bashke-pjesëmarrëse ne operacione ndërkombëtare per luftimin e terrorizmit, shpëlarjes se parëse, tregtisë se jashtëligjshme në përgjithësi. Duke qene anëtare e OBD, Dogana do të kontribuoj në zhvillimin ekonomik te vendit përmes adaptimit automatik te procedurave dhe proceseve të analizuara dhe studiuara nga te gjitha Administratat doganore te WCO.

Republika e Kosovës përmes OBD bëhet me automatizëm anëtare e konventave ndërkombëtare të cilat zbatohen nga OBD, prandaj kjo kontribuon edhe më tej në krijimin e e lehtërisave për tregtinë ndërkufitare dhe uljen e mëtejme të kostove të biznesit”- thuhet në komunikatën drejtuar mediave.

Dogana do të jetë partnere kredibile në ketë organizate dhe do të siguroi që pjesëmarrja jonë nuk do te kontribuoj vetëm interesave te Republikës se Kosovës por të zinxhirit të tregtisë ndërkombëtare.