Dodik: Refuzimi i ‘pakos amerikane’ tregon se Vuçiq nuk pranon ultimatume

Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik ka thënë se refuzimi i dokumentit të SHBA-së për çështjen e Kosovës nga ana e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq tregon se ky i fundit nuk pranon ultimatume në dëm të Serbisë.

Lajme

05/06/2018 08:36

Dodik ka theksuar se Vuçiq nuk do ta pranojë një zgjidhje të njëanshme e cila do të ishte në kundërshtim me interesat e Serbisë, sovranitetin dhe integritetin territorial, përcjell lajmi.net.

“Kjo është një tjetër dëshmi se presidenti i Serbisë në interes të shtetit ose popullit serb si tërësi, kurë nuk do të bie dakord për një kompromis pa interesa”, është shprehur Dodik.

Ditë më parë mediat serbe raportuan se Vuçiq hodhi poshtë propozimin e Amerikës për zgjidhjen e problemeve me Kosovën e cila njihej si ‘pakoja amerikane’.

‘Novosti’ ka raportuar se refuzimi i presidentit serb ka ardhur pasi ‘pakon’ e ka cilësuar të padenjë dhe të papranueshme për Serbinë./Lajmi.net/