Dodik paralajmëron takim me Putinin

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik, paralajmëroi për muajin korrik takimin me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Bota

28/03/2017 18:24

“Takimi është pjesë e një komunikimi të rregullt, që jep rezultate”, tha Dodik.

Ai ka takuar Putinin edhe në shtator të vitit të kaluar.

Të hënën, ndërkaq, me Putinin është takuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Perëndimi është gjithnjë e më i shqetësuar për ndikimin e mundshëm të Rusisë në Ballkan.

“Rusia është partner i mirë dhe kurrë nuk kemi pasur kërkesa prej saj. Nëse Perëndimi dhe Rusia nuk funksionojnë mirë, kjo nuk do të thotë se ne duhet të jemi dëm kolateral”, tha Dodik.