Dodik: Nëse Kosova hyn në OKB, edhe Republika Serbe kërkon ulëse

Nëse vjen deri te përfshirja e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe institucionet e tjera ndërkombëtare,  Banja Luka do të kërkojë të njëjtën rrugë.

Lajme

03/08/2018 09:08

Kështu ka deklaruar Milorad Dodik, president i Republikës Serbe.

“Kur shqiptarët e shpallën  në mënyrë të njëanshme pavarësinë e Kosovës, Kuvendi i Serbisë miratoi një rezolutë, e cila thotë se ne në rastin e krijimit të një parimi dhe praktike të re ndërkombëtare në njohjen e së drejtës për vetëvendosj, ne do do të këmbëngulim në statusin tonë kombëtar. Ky dokument është ende në fuqi dhe ne nuk do të heqim dorë nga ai”, tha Dodik në një intervistë për të përditshmen serbe “Veçernje Novosti”, transmeton Klan Kosova.

Sipas tij, zgjidhja e çështjes së statusit të Kosovës nuk duhet të ndahet nga çështja e statusit të Republikës Serbe.

”Në këtë drejtim, zgjidhja e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës në baza të përhershme duhet të nënkuptojë edhe zgjidhjen e problemit të statusit të Republikës Serbe. Ne do ta shtrojmë këtë çështje në agjendë kurdo që të krijohen rrethana për ta bërë një gjë të tillë”, shtoi ai,